Policia në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar dje katër armë zjarri në pesë raste të ndara.
Sipas policisë, armët e zjarrit janë gjetur dhe konfiskuar në katër automjete të ndryshme, nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë gjatë një aksioni të kontrollit rutinë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Burime të besueshme të Ballkani.info brenda Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se njëri prej personave që i është konfiskuar arma është edhe ish-depueti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj.
Ballkani.info ka kontaktuar me ish deputetin Lahi Brahimaj. Ai e ka pranuar se është ndaluar nga policia, por ka thënë se armën ta ketë pasur me leje.
“Arma është me leje, është bërë verifikimi nga ana e policisë. Ata kanë dyshuar, gjë kjo që është normale, është vërtetuar nga ana e tyre se armën e kam me leje”, ka thënë Brahimaj për Ballkani.info.
Ndërkaq burimet brenda policisë kanë thënë tutje se arma atij i është konfiskuar dhe procesi ka shkuar në procedurë të rregullt hetimore.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...