Ministria e Zhvillimit Ekonomik sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë Zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.
Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milion euro ndërsa Dorsch dhe qeveria Zvicerane me afro 8 milion euro dhe e cila është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.
“Ministri Lluka dhe udhëheqësi i programit të ekipit Dorsch nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në mbështetje të objektivës së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënjeve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës”, është thënë një komunikatë për media të MZHE-së.
Gjithashtu, sipas njoftimit ky projekt do të mundësoj integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanak në sistem rajonal të Ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm./arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje