Të enjten debat i ashpër në Kuvend, LVV e gatshme të dëgjojë Veselin

08:05 | 14 Maj 2019 | Vlora Selimi

Seanca e thirru për të enjten duket se nuk do të kaloj pa debat të nxehte  mes deputetëve.

E shkak i këtij debati pritet të jetë diskutimi për themelimin e  një Tribunali Ndërkombëtarë për krimet e Serbisë në Kosovë, iniciativë kjo e marr nga i pari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Një iniciativë e tillë jo vetëm që është e vonuar, por po ashtu nuk është e drejt thotë deputetja  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Në një deklaratë dhënë arbresh.info, Haxhiu deklaron se për Lëvizjen Vetëvendosje kjo është shqetësuese kur pas 20 vite amnisti që kjo elitë politike i ka bërë Serbisë, tash të diskutojnë për krimet e kryera në Kosovë.

“Natyrisht që për ne si Vetëvendosje është goxha shqetësuese kjo qasje e fundit e Kadri Veselit. Për faktin se 20 vite mbas lufte këta njerëz e kanë amnistua Serbinë për krimet dhe gjenocidin që i ka bërë në Kosovë. Në vazhdimësi këta kanë hyrë në negociata pa vendosur kushte dhe ju e dini që Lëvizja Vetëvendosje çdo herë ka kërkuar që para se të shkohet në bisedime me Serbinë pala jonë të kërkojë nga Serbia kërkimin e faljes, dëmshpërblimin për krimin e kryer në Kosovë dhe kthimin e të pagjeturve”.

Sipas Haxhiut nuk duhet që për qëllime personale të merren vendime të tilla.

Ajo thotë se Kosova ka nevojë për një gjykatë vendore e jo për një gjykatë ndërkombëtarë.

“Nuk duhet që për qëllime personale të merren vendime të tilla. Ne konsiderojmë se Kosova ka nevojë për një gjykatë vendase që do t’i gjykonte krimet  kryera në Kosovë. Këto do të duhet të ishin prokuror dhe ekspert për t’i ndihmuar policisë për të zbardhur të vërtetën dhe për të marrë vendime. Ne kemi propozuar po ashtu Projektligjin për gjykimin në mungesë pasi që Serbia refuzon t’i dorëzojë kriminelët dhe këtë është dashur ta bëjmë kohë më parë. Por, edhe nëse tash ju ka ra ndër mend kjo, do të ishte mënyra më e mirë me gjykata vendase me prokuror e gjyqtar të profesionalizuar, me bashkëpunëtor profesional dhe me bazë ligjore do të ishte e rëndësishme për institucionet”.

Duke treguar përvojat e hidhura që Kosova i ka pasur me gjykatat ndërkombëtare, Haxhiu shton se të enjten Lëvizja Vetëvendosje do të mundohet që të tregojë rrugën më të drejt për këtë çështje.

Pasi sipas saj iniciativa e ngjashme si të Veselit do të mbesin në sirtarë.

“Unë se di çka ka ndërmend Kadri Veseli, por e dimë që edhe kemi përvoja të hidhura me gjykatat ndërkombëtare që si ka trajtuar seriozisht krimet që Serbia i ka bë në Kosovë. Krejt shtetet kanë gjykata vendase dhe s’ka pse mos me pas edhe Kosova. Ne do t’i tregojmë se cila do të jetë rruga më e mirë, ne si grup do ta diskutojmë dhe do të vendosim. Por, nëse duam ta zgjidhim problemin kjo është mënyra e vetme për të përzgjedhur. Nëse jo, ne do të dalim me iniciativa të tilla që vetëm do të mbesin në sirtar të institucioneve dhe asgjë më shumë”.

Deputetja Haxhiu, ka kritikuara edhe iniciativën tjetër të krye parlamentarit Veseli, themelimin e një komisioni shtetëror i cili do të faktonte  dhe dënonte  krimin dhe gjenocidin serb në Kosovës.

Për deputeten e Vetëvendosjes, kjo është lojë me ndjenjat e qytetarëve të cilën më parë e ka bërë presidenti, Hashim Thaçi, e tash kryetari i Parlamentari Veseli.

Ajo rikujton se është e njëjta qeveri që dikur mbylli Institutin për Krime Lufte që ka qenë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Këta po mundohen për përfitime politike pasi që nuk kanë mbështetje popullore po dalin më këto propozime për të përfituar apo luajtur më ndjenjat e qytetarëve dhe kjo është e papranueshme. Janë kjo qeveri që e ka mbyll Institutin për Krime Lufte që ka qenë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në vend se ai institut të ekzistonte dhe të dokumentonte të gjitha krimet që i ka bërë Serbia. Ne kemi punuar në një rezolutë dhe ne s’kemi pasur të dhëna zyrtare se cilat janë krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë 20 vjet pas luftës, dhe kjo është tallje. Ne përtej këtyre luftërave politike për interesa partiake, duhet të dalim me gjëra konkrete. Qysh para se mu ba Gjykata Speciale ne si Vetëvendosje kemi pasur një ide për një gjykatë vendore, por këta s’kanë qenë të gatshëm”, ka përfunduar Haxhiu.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbaj seancën e rregullt dhe pikë të diskutimit do të jenë pikërisht dy iniciativat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe shqyrtimi i rezolutës së nxjerrë nga komisioni ad-hoc, në të cilin dënohen krimet dhe gjenocidi serbë./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara