Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot, me shumicë votash, ka miratuar raportin për përparimin e Kosovës dhe kështu është bërë edhe një hap drejt heqjes së regjimit të vizave.
Raportuesi i Parlamenti Evropian për Kosovën Igor Soltes, është shprehur i kënaqur se Kosova është shumë afër heqjes së vizave gjë që do t’i mundësojë që më shpejt të niset drejt shoqërisë moderne.
”Që kjo të arrihet, e domosdoshme është lufta e përhershme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjitha përpjekjet duhet drejtuar nga sigurimi i ambientit afarist dhe përforcimi i gjyqësorit të pavarur”, ka thënë Soltes, shkruan FoNet, përcjell lajmi.net.
Siç thotë Soltes, raporti në përgjithësi është pozitiv por njëkohësisht nuk kanë munguar kritikat kur bëhet fjalë për fushat ku duhet bërë përparim. /Lajmi.net/
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...