Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur si dhe përfaqësuesi i familjarëve të zhdukur, Bajram Qerkinaj, ne ditën e personave te zhdukur, ne një intervistë për Arbresh.info, ka kërkuar qe te ndalet një here e përgjithmonë loja politike e Serbisë dhe të tregohen se ku janë edhe 1,600 të zhdukurit e tjerë.
Qerkinaj, ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ja vendosin kusht Serbisë për anëtarësime ne organizatat ndërkombëtare.
“Ata dihet se kush i ka marr edhe ku i kanë dërguar me emër dhe mbiemër të kriminelëve që e kanë be atë krim i dimë . Politika Serbe pe luan një lojë kogja moti ku thuhet se janë mbi 400 persona të cilët janë dërgua ne Rudnic dhe thotë se nuk e di ku i kemi len dhe na i kanë kthye vetëm 50 prej Rudnice. Dhe ata ende do të vazhdojmë me luajt deri sa Bashkësia Ndërkombëtare të jave qete një kusht ose të tregojnë ku i kanë varrosur ose të ju thonj se nuk kanë hapa përpara. Ka ardhë fundi tashme dhe është bere boll më këtë padrejtësi.
Tutje Qerkinaj, ka thënë se marshin e ditës së sotme e kanë bërë me mesazhin që të kujtohen të pagjeturit dhe familjaret e tyre dhe mos të harrohen nga institucionet e vendit.
“ Mesazhi kryesor i ditës së sodit ka qene të mendohet dhe mos të harrohen personat e zhdukur. Qeveria aktuale ja ka nis me be ma shumë se qeveritë e kaluara. Ne nuk do të ndalemi do të bëjmë presion të vendoret dhe të bëjnë presion të ndërkombëtaret që të insistojmë më shumë të pala Serbe dhe te na i kthejnë një here e përgjithmonë personat e zhdukur”.
Ndryshe marshi ne Kosove është mbajtur për nder të Ditës Ndërkombëtare te Personave të Zhdukur – 30 gushti. Motot e kiti marshi kanë qenë “Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!, i cili ka pasur qellim të ngris vetëdijen dhe në të njëjtën kohë përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike./arbresh.info/
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë