Deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ia kishte rikujtuar Serbisë kushtin e BE-së për anëtarësimin e saj.
Deputeti i parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë deklaroi se, Serbia nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo deklaratë e tillë ka ngjallur reagime në Serbi, transmeton lajmi.net.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të shkel kushtetutën e saj dhe ta njoh Kosovën mirëpo, sipas tij, deklaratat e deputetit gjerman Peter Beyer duhet të merret seriozisht pasi siç u shpreh ai, ky deputet është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.
“Sinjalet nga disa vende kyçe perëndimore, dhe mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, të cilat deri më tani kanë qëndruar fort në pozicionet për pavarësinë e Kosovës, na japin të drejtën për të luftuar, duke respektuar realitetin në terren, por edhe krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi Daçiq për “Vreçenje Novosti”, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se në lidhje me deklaratat e deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer kishte reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte thënë se deklaratat e Beyer nuk janë qëndrime zyrtare të Gjermanisë. /Lajmi.net/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë