Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë vendimin për përsëritjen apo jo të balotazhit mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.
Sipas tij, përkundër raportimeve mediale mbi vendimin e kësaj Gjykate, gjykata ende nuk ka marrë një vendim të tillë.
“Nuk është e vërtetë, është spekulim medial. Lënda ka hyrë në fazën e përfundimtare të shqyrtimit, se kur do të merret vendimi kjo varet nga Gjykata. Momentin që merret vendimi ai përgatitet, ftohet peticioni final, iu dërgohet palëve që janë të përfshira në rast dhe publikohet në web faqen zyrtare. Deri në atë moment nuk ka ndonjë vendim të Gjykatës”, ka thënë Dula për Telegrafin.
Ndryshe, për më shumë se një vjet, Shpend Ahmeti është duke qeverisur me komunën e Prishtinës, edhe pse nuk ka konfirmim nga të gjitha instancat për fitoren e mandatit të dytë. /Telegrafi/
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...