10 mijë qytetarë presin një përgjigjej nga Kuvendi i Kosovës rreth nënshkrimeve të tyre për heqjen e hemologimit të automjeteve, peticion ky që u dorëzua sot në Kuvendë.
Hekuran Murati, iniciatorë i këtij peticioni pasi përfundoj procedurat e dorëzimit para mediave tha se me një shtet si ky i yni, që nuk kujdeset për qytetarët e saj, është dashur Bashkimi Evropian dhe Ambasada Amerikane që të reagojnë për heqjen e monopolit për homologim.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/320664208817147/?notif_id=1563350890265176¬if_t=live_video_explicit
“Kërkesa jonë është që të hiqet i gjithë homologimi sepse është një plaçkë prej 100 euro, ngase këtë ka mundur ta bëjë Dogana e Kosovës. Kërkoj që ta përcjellin tutje një ligj të till. Sipas rregullores së Kuvendit duhet të jenë 6 deputete për të bërë një nismë dhe deri tash janë 6 deputete që e kanë shpreh këtë vullnet. Sipas pasqyrave financierë që janë publiku vetëm për homologim kanë qenë 4 milion euro në vite dhe tu e pas parasysh që tash është sezon shifra është edhe më e larta. Andaj kërkoj nga deputete ti ndihmojnë qytetaret nga kjo plaçkitje”.
Ndryshe periudha e nënshkrimit të peticionit online ka zgjatur tri javë./arbresh.info/
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...