Faza finale e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve që dikur ishin në luftë, po vë në pah kompromise të dhimbshme për Kosovën.
Artan Demhasaj, nga organizata ‘ÇOHU’, ka treguar dy skenarët të cilët tashmë po diskutohen në publik. Njëra nga to është edhe korrigjimi ‘i lehtë’ i kufirit dhe kompetencat në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe.
“Ne bazë të asaj çka po diskutohet në publik janë dy skenarë. E para është korrigjimi ‘i lehtë’ i kufijve që po quhet, atëherë kjo nënkupton se plani i Ahtisarit bie poshtë dhe do një reformim kushtetues e ligjor pasi që shumë gjëra mund të ndryshohen. Pastaj skenari i dytë është se ne raste s’pranohet kjo, atëherë Kuvendi duhet të gjejë një zgjidhje për Asociacionin e Komunave Serbe me Kushtetutë. E dimë se deri tash ka qenë kundër kushtetuese dhe në këtë mënyrë tejkalohet plani i Ahtisarit. Tash për tash janë këto dy gjera që po diskutohen, nuk përjashtohen edhe mundësit e tjera,” ka thënë Demhasaj për arbresh.info.
Sipas Demhasajt, çdo gjë deri në fund të këtyre bisedimeve do të mbetët enigmë, kur kemi parasysh të gjitha marrëveshjet që janë bërë gjatë këtij procesi.
“Versioni i tretë i mundshëm mundet me dalë pasi që nëse e analizojmë platformën e Ekipit Negociator këto dy propozime përjashtohen dhe prandaj ka mundësi të jetë një version i tretë me respektimin e platformës për dialog të Kosovës. Çka do të bëhet dhe cili do të jetë kompromisi nga këto bisedime është e vështir të dihet, tu i pas parasysh edhe marrëveshjet më herët që janë bërë dhe mënyra se si janë arritur ato marrëveshje, lë me dyshim se çfarë do të ndodh këtë herë,” ka vlerësuar ai.
Një taksë e vënë për produktet serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës, po mbanë pezull negociata ndërmjet dy vendve. Derisa pala kosovare e sheh të paarsyeshëm bllokimin e dialogut shkaku i taksës, bashkësia ndërkombëtarë vazhdon të bëjë thirrje për pezullim apo heqjen e taksës. Në anën tjetër, Serbia nuk pranon të negociojë me Kosovën pa një vendim rreth taksës./arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...
Petkoviq i thotë Sorensenit se përparimi në dialogun me Koso...