Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Siç deklaroi vet Haradinaj, ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.
Përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...