Anita Muçaj-Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar të dielën në mbrojtje të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e cila është përfshirë në listën e të dyshuarve si veteranë mashtrues nga Prokuroria e Shtetit.
Muçaj-Haradinaj ka publikuar një fotografi në të cilën shihet emri i Time Kadrijajt në listën e veteranëve mashtrues, sipas aktakuzës së Prokurorisë.
“Përjetë veterane”, ka shkruar bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, duke iu referuar ish-pjesëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijajt.
Ndryshe prej bashkëshortes së tij, kryeministri Haradinaj ende nuk ka reaguar pas publikimit të listave të veteranëve që dyshohen të jenë të rremë. Mirëpo, para se të dërgohej aktakuza në Gjykatë, kryeministri e kishte quajtur “hajn të pulave” dhe “mashtrues” prokurorin e këtij rasti, Elez Blakajn./arbresh.info/
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...