
Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që sot të hyjnë në grevë, për shkak të mos pagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mos dialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Naim Frashëri”, “Eqrem Qabej”, “Hoxh Kadri Prishtina”, shkolla bujqësore, “Dardania”,“ Gjergj Fishta” , përfaqësuesit e QMF në Prishtinë dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.
Në rast të mos përgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.
Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet sot, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...