Urdhrin që përmes vendkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë të mos lejohet futja e fotografive me pankarta me mbishkrimin “UÇK” e ka bërë ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq, me arsyetimin se “nën mantelin e artit është dashur të promovohet organizata terroriste”, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, njoftoi MPB-ja serbe.
“Vendimin e mori personalisht ministri Stefanoviq, ndërsa bëhet fjalë për fotografi në të cilën shihet transparent i UÇK-së terroriste”, thonë nga MUP-i serb, njofton Gazeta Express.
Në njoftim nuk jepen arsyetime pse janë ndaluar dy fotografitë tjera të artistes kosovare Eliza Hoxha – njëra me transparent me vargun e poezisë së Ali Podrimjes “Kosova është gjaku im që nuk falet” dhe tjetra me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë – si dhe të gjithë katalogët e Hoxhës, dedikuar ekspozitës në kuadër të manifestimit kulturor “Mirdita, dobar dan”, që prej sot deri më 2 qershor mbahet në Beograd.
Edicioni i pestë i manifestimit “Mirdita, dobar dan”, që mbahet në organizim të OJQ-së Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut, edhe sivjet hasi në reagime të shumta negative nga subjekte të ndryshme politike dhe qytetare serbe.
Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit porositi se ajo do ta ndalojë mbajtjen e manifestimit kushtuar artit kosovar, nëse këtë nuk e bën shteti serb.
Organizatorët porositën se “nuk do të lejojnë që partia e një të dënuari për krime lufte t’i mësojë se çka duhet dhe çka s’duhet të shikojë publiku i Beogradit”.
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...
Reali iu ofrua Gvardiolit, Man City i ofron kontratë të re
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komun...