Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar gjykimin për ish-komandantin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski, në lëndën “Fortesa 2”, njofton agjencia e lajmeve “Makfax”.
Me gjykimin, i arratisuri në Selanik ishte gjykuar për një vit e gjysmë burg për shkatërrimin e shkrimeve dhe dokumenteve për përgjim të paligjshëm. Kjo do të thotë se gjykimi duhet të filloj nga fillimi.
Ky është vendimi i këshillit të penales e përbërë prej tre anëtarësh të udhëhequr nga gjyqtarja Cvetanka Periq, përcjell telegrafi Maqedoni.
Shkaku i shfuqizimit të vendimit për lëndën “Fortesa 2”, të cilën e ka sjell Lidija Petrovska, është se janë plotësuar kushtet ligjore që Grujevskit të gjykohet pa prezencë. Gjykata e Apelit e konfirmoi gjykimin për zyrtaren e DSK-së, e cila gjithashtu ishte ankuar, por nga dënimi me kusht i dhënë asaj në këtë rast.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...