Policët amerikanë akuzohen për ekzekutime të paligjshme në El Salvador
Policët amerikanë, të financuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë akuzuar për ekzekutimin e paligjshëm të disa personave në El Salvadore, transmeton arbresh.info.
Qeveritë e njëpasnjëshme të SHBA-së kanë derdhur dhjetëra milionë dollarë në zbatimin e ligjit të Salvadoros si dhe në mbështetje të programit qeverisës “Mano Dura” që nga 2003 dhe janë dyfishuar në vitin 2014 për ta trajtuar problemin e bandave në vend.
Sipas burimeve të CNN policia do të akuzohet me gjerësisht në bazë të raportit të Kombeve të Bashkuara për dënimin e vrasjeve të këtij lloji.
Sipas këtij raporti një grup policorë ka vrarë 43 pjestarë të një bande në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, e gjitha kjo me ndihmën e fondacioneve amerikane.
Disa nga ato vrasje janë quajtur si vrasje nga policia vendase.
Këto forca, të njohura si FES janë përjashtuar në fillim të këtij viti dhe bëhet e ditur që shumica e këtyre oficerëve u janë bashkuar forca ve të tjera policore elite.
Shuma e saktë dhe natyra e dhurimit të saktë të këtyre fondeve janë lënë sekrete.
Dokumentet zyrtare tregojnë që vendi ka fituar benefite prej 67.9 milion dollarësh vetëm në vitin 2016 dhe 72.2 milion dollar të tjera janë dhënë vitin e kaluar si dhe të dërguar special për mentorim nga FBI dhe DEA.
Zbulimet të tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...