Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor.
Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.
Tetë prej tyre janë shqiptarë, thotë El Pais, dhe ishin pjesë e një grupi që rekrutonin patriotët e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi. Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur, thotë El Pais.
Sipas policisë, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar pasi merrnin masa paraprakisht dhe zgjidhnin me kujdes “prenë” e tyre, transmeton “TCH”.
Në janar të këtij viti ata vodhën shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij në Castelldefels, pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollistit, thotë El Pais, duke vjedhur një sasi bizhuterish me vlerë.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...