Anthony Joshua i ka dhënë dy javë afat boksierit amerikan Deontay Wilder për të vendosur për të ardhmen e tij, nëse dy kampionët e botës do të duelojnë mes tyre këtë vit, për të unifikuar titujt në një boksier të vetëm.
Joshua i ka kërkuar Wilder që të duelojnë në Britaninë e Madhe, por nëse amerikani refuzon këtë ofertë, atëherë britaniku do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Alexander Povetkin.
Wilder i pat ofruar Joshua një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë, por duket se britaniku preferon të duelojë në shtëpinë e tij, duke prentotuar shtatorin si datën e mundshme për t’u përballur në Wembley (Londër) ose Kardif.
Në të kundërt do të jetë Povetkin, i mandatuar nga WBA, ai që do të ngjitet në ring ndaj Joshua.
Eddie Hearn tha: “Ne i kemi vendosur një afat 2-javor Wilder për të vendosur. Ne mendojmë se britania e Madhe është opsioni më i mirë për të zhvilluar këtë duel. Ne jemi gati të pranojmë një fitim më të ulët, por do të duelojmë në shtëpinë tonë”, tha Hearn, menaxheri dhe promotori I Joshua, që mban titujt e kategorine IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mban titullin e kategorisë WBC.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...