Gazetari rus Arkady Babchenko ka vdekur pasi është qëlluar në shtëpinë e tij në Kiev.
Babchenko, 41 vjeç, thuhet se u gjet nga gruaja e tij i mbuluar nga gjaku pranë shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë gjatë dërgimit në spital, transmeton portali arbresh.info
Pas shkrimit në lidhje me një aeroplan ushtarak rus të rrëzuar në vitin 2016, Babchenko tha se ai kishte marrë kërcënime me vdekje dhe u largua nga vendi i tij.
Ai më parë ka punuar si prezantues në kanalin ukrainas ATR TV, dhe ka shkruar për shërbimin e tij ushtarak.
Sipas policisë në Kiev thuhet se gazetari është vrarë për shkak të bindjeve të tij profesionale./arbresh.info/
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...