Real Madridi ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Real Sociedadit, Alvaro Odriozolan.
Fituesi i Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18 duket se është afër përforcimit të parë për këtë verë pasi raporte të ndryshme pretendojnë se një marrëveshje me mbrojtësin e lartpërmendur spanjoll është arritur, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari ka dominuar në krah brenda dy sezoneve të fundit te Real Sociedadi. Një formë e tillë nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe lojtari ka siguruar ftesë për skuadrën e Kampionatit Botëror.
Gazeta ‘Mundo Deportivo’ pohon që ‘Los Blancos’ tashmë kanë arritur marrëveshje personale me reprezentuesit e tij. Tani, e gjitha që është e nevojshme është shuma prej 40 milionë euro.
Odriozola krijoi katër asistime brenda 35 paraqitjeve në La Liga sezonin e kaluar./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa