Barcelona do të fus në xhep 20 milionë euro me shitjen e mbrojtësit Marlon Santos, i cili aktualisht është i huazuar te skuadra franceze Nice.
Klubi katalunas ka një blerës për Marlonin, sipas presidentit të Nices që ka thënë se qendërmbrojtësi brazilian nuk do të rikthehet për sezonin e tij të dytë si një i huazuar, transmeton portali arbresh.info.
Jean Pierre Rivere i ka thënë ‘France Bleu Azur’ që “Barcelona ka refuzuar një ofertë për 20 milionë euro për Marlonin, prandaj ai do të largohet nga Nice”.
Marlon kishte një sezon të mirë me Nicen në Liga 1, gjë që ka ngjallur interesim nga një numër i madh klubesh evropiane.
Në moshën 22-vjeçari, duket që destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premierë Ligë e Anglisë, ku Leicester City dhe West Ham United kanë pyetur Barcelonën rreth disponueshmërisë së tij./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...