Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme është përfshirë nga debatet e forta mes shumicës dhe opozitës.
Opozita vijoi që të kërkonte dorëheqjen e Xhafës, ndërsa kërkoi reflektim nga qeveria, pasi protesta ishte leksion. Deputetët e PD u shprehën se pjesëmarrja e tyre në komision lidhet me fatin e negociatave të Shqipërisë, pasi në të kundërt do ta bojkotonin.
Debatet vijuan me Finon, Nokën dhe deputetët e tjerë, ndërsa në fund opozita u largua nga mbledhja. Por i vetmi që qëndroi ishte deputeti i LSI, Naço duke thyer vendimin e opozitës për t’u larguar.
Ndërkohë, mes Bashkim Finos dhe Flamur Nokës pati edhe përplasje teksa Fino i fik mikrofonin Nokës. Ky i fundit e ka kapur për dore duke ia shtyrë tutje.
Video e siguruar nga Report Tv:
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...