Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se kur do të lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik – Han i Elezit.
Ai tha se kjo do të bëhet qysh nesër (e martë) me fillim nga ora 9.
“Them që nesër në ora 9:00 në mëngjes do të lëshohet rruga për qarkullim dhe mendoj se i kemi kryer punët në afat”, ka thënë Lekaj në KTV.
Rruga Kaçanik – Han i Elezit ka qenë e mbyllur që nga data 8 maj e këtij viti nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë.
Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë.
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...