Pas versionit të Policisë së Kosovës për rastin e Milaim Zekës që ndodhi në Rrugën B në Prishtinë, ka reaguar deputeti i Kuvendit.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, e ka quajtur lajm të rrejshëm se dikush ka tentuar ta kidnapojë atë para një jave.
“Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me datën 17. Lajmi nuk është aspak i vërtetë. Policia ka pasur dyshime për një makinë, rasti është ne polici, dhe policia po merret me të. Falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt”, ka shkruar Zeka.
Ndryshe, Policia e Kosovës për Indeksonline ka sqaruar se më 17 maj është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z.
“Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.
Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...