Pas inspektimit të linjave të autobusëve dhe thirrjes për përmirësimin e kushteve të tyre, pas ultimatumit të dhënë firmave të pastrimit për ta kthyer Tiranën deri në shtator në qytetin më të pastër në rajon, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë është përkushtuar në kthimin e hapësirave të gjelbër në kryeqytet.
E një i tillë, pas Liqenit Artificial dhe atij të Vaqarrit, do të jetë dhe Liqeni i Kasharit. Por, ambicia e Veliajt është më e madhe: “Ambicia jonë është që në fund të mandatit të kemi 5 parqe kryesore dhe një administratë të re që do të merret vetëm me parqet në Tiranë. Besojmë që qytetarët duan natyrën, gjelbërimin dhe ambientet shlodhëse”.
Nga Kashari, ku prenzantoi administratorin e kësaj njësie, Erin Çatrin, kryebashkiaku Veliaj ka bërë edhe një analizë të javës së parë të punës.
“E konsiderojmë një sukses javën e parë të punës, ku të 24 njësitë morën frenat në dorë dhe për asnjë ditë të vetme nuk patëm ndërprerje të shërbimeve klasike që kanë ofruar njësitë e pushtetit vendor”, tha Veliaj.
/ Top Channel
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...