Zyrtarët e Koresë Jugore kanë thënë se Presidenti Moon Jae-in mund të marrë pjesë në samitin në mes Presidentit Trumpit dhe liderit Koreano – Veriore, Kim Jong-ut.
Pjesëmarrja e Moon në këtë samit do të varet se si do të shkojnë bisedimet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderët koreano verior.
Takimi historik është paraparë që të mbahet me 12 qershor, në Singapor.
Por mbajtja e këtij samiti është e pasigurt, pasi që Presidenti Amerikan kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë.
Por që nga kjo deklaratë e Trumpit, të dy palët janë duke punuar që samiti të mbahet ashtu siç ishte paraparë më herët.
Ky takim do të jetë takimi i parë përmes një lideri verior dhe një presidenti të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korea Veriore kanë një dallim kryesor se çka saktësisht “çarmatimi” do të thotë për secilën palë.
Javën e kaluar, Z. Trump ka thënë se e anulon takimin e paraparë me liderin e Koreësë së Veriut duke i fajësuar për “armiqësi të hapur”.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...