Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me iniciativën e përfaqësuesve ndërkombëtare në Kosovë dhe dënojmë çdo tentim për ndaljen e punimeve në rrugën ndërkombëtare Deçan-Plavë.
Nisma vlerëson se propaganda e Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, në lidhje me asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, janë të pa pranueshme dhe anti demokratike.
“Kërkojmë nga faktori vendor dhe ndërkombëtare që të mos bie preh e lojnave të personelit të Manastirit të Deçanit. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon që të rifillojnë punimet në segmentin e rrugës Deçan – Plavë dhe fton palët që të japin kontributin e tyre, që kjo rrugë të ndërtohet në një afat sa me optimal. Ne, kërkojmë që të ndalet trysnia e personelit të Manastirit të Deçanit, dhe duhet të e kuptoj realitetin e ri në Kosovë dhe assesi të mos shndërrohet në element politik të Beogradit”, thuhet në reagim.
Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që sa me parë të procedojë që pronat dhe Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” të i shpallën asete kombëtare dhe assesi të mos lejon që këto prona të kalojnë në pronësinë e Manastirit të Deçanit, prona këto që po tentohen të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviçit të periudhës 1990-1999
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...