Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje shtetasve turq të shtunën që të konvertojnë kursimet e tyre dollarë apo euro në lira, duke kërkuar të forcojë monedhën që është në vështirësi, e cila ka humbur 20 për qind të vlerës së saj ndaj monedhës amerikane.
“Vëllezërit e mi që kanë dollarë ose euro nën “jastëkun” e tyre. Shkoni dhe i konvertoni paratë tuaja në lira”, tha Erdogan në një tubim në qytetin lindor të Erzurumit përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 24 qershorit.
Turqia u drejtohet këtyre zgjedhjeve duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së tij që kërcënon të shkaktoje një krizë ekonomike.
Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20% të vlerës kundrejt dollarit amerikan, edhe pse arriti ta merrte veten disi këtë javë pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke.
Ka shenja gjithnjë e me të mëdha se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qendrore që po kthehet në fokusin e saj, thotë ekonomisti financiar botëror i Commerzbank, Peter Dixon.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...