Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mbajti fjalën e tij edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë në pushtet, që zhvat qytetarët dhe i shërben krimit e oligarkëve.
Më pas Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt qendrës së Tiranës, pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, brenda të cilës ndodhej edhe ministri Fatmir Xhafaj.
Incidentet e para u regjistruan para kryeministrisë, teksa turma po largohej për te godina e Ministrisë së Brendshme. Disa protestuesë hodhën flakadanë dhe sende të tjera, drejt forcave të policisë, por që gjithçka përfundoi shpejt dhe qetësisht.
Më pas, protestuesit rrethuan godinën e Ministrisë së Brendshme, ku krahas thirrjeve “Xhafaj Ik!”, tentuan disa herë të çajnë kordonin policor, që ruante perimetrin e sigurisë, shkruan top channel.
Në momentin që situata po shkonte drejt agravimit, ishin deputetë të PD-së, me në krye liderin e opozitës, Basha, që u vunë në krye të turmës dhe ftuan protestuesit të largohen, drejt selisë së PD-së.
Pikërisht në ‘shtëpinë e opozitës’, Basha mbajti edhe nëj fjalim të fundit, ku falënderoi protestuesit dhe tha se bashkë me ta sot foli edhe Europa, që refuzoi hapjen e negociatave me qeverinë e krimit.
Aktualisht shumica e protestuesve janë shpërndarë, ndërsa një numër i konsiderueshëm e tyre, ndodhen ende në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...