Në mbyllje të fjalës së Bashës, që ftoi turmën të marshojë drejt Ministrisë së Brendshme, pati edhe momente tensioni mes turmës dhe policisë.
Disa protestuesë tentuan të çajnë kordonin e policisë, të vendosur para kryeministrisë, duke hedhur tymuese dhe goditur me sende të forta.
Tensioni zgjati për disa minuta, ndërsa eksponentë të Partisë Demokratike u angazhuan për të qetësuar protestuesit dhe për të vijuar me marshin drejt Ministrisë së Brendshme.
Do të jetë pikërisht hapësira para këtij institucioni ku do të spostohen protestuesit, që sipas thirrjes së Lulzim Bashës, do të kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt./top channel
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar