Shitjet e stolive prej ari të verdhë janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo sipas eksperteve është pjesërisht meritë e Meghan Markle.
Tre muajt e parë të vitit 2018-të, kanë rezultuar më të suksesshmit sa i përket kërkesës për floririn e verdhë, i preferuar nga aktorja afro-amerikane, e sapo martuar me princin Harry të Britanisë Madhe. Që pas fejesës së çiftit, e cila u vulos me një unaze prej diamanti e floriri të verdhë, shitjet e metalit të çmuar u rritën edhe më shumë.
Për 15 vitet e fundit, ari i bardhë, argjendi dhe platini kanë qenë metalet e preferuara, ndërsa kohet e fundit ka qenë në modë edhe floriri i kuq, shkruan Top Channel.
Ai i verdhi konsiderohej demode. Gjate një intervistë për BBC në muajin nëntor, Meghan dhe Harry thanë se floriri i verdhë ishte i preferuari i aktores amerikane.
Drejtori i tregut të Këshillit Botëror të Arit, Alistar Hewitt thotë se shitjet e personaliteteve të famshme influencojnë shumë tek shitja e stolive.
Kërkimet e këtij këshilli në vitin 2016, treguan se 22 për qind e grave amerikane që blinin stoli apo veshje luksoze, ishin frymëzuar nga revistat dhe gazetat, ndërsa 11 përqind nga personalitet e famshme.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...