Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.
Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj dhe sipas demokratëve, kjo për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.
Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë, shkruan top channel.
Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve