Ish-menaxheri i Napolit, Maurizio Sarri, është shumë afër nënshkrimit me klubin londinez Chelsea.
Agjenti i teknikut dhe drejtuesit e Chelseat janë takuar në Londër.
Besohet se tashmë Sarri mund të konsiderohet trajner i Chelseat.
Strategu do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Chelsean, prej të cilës do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon.
Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Sarri u shkarkua nga Napoli me efekt të menjëhershëm pasi napoletanët nënshkruan me Carlo Ancelottin.
Maurizio Sarri njihet si kultivues i lojës ofensive. /Telegrafi/
A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipër...
Haxhiu thërret konferencë për media
Një telefonatë nga Netanyahu e bindi Trumpin të godiste Iran...
Konjufca kandidat për president, vjen reagimi i LDK-së
Ministrja Pacolli ndalon ndërtimet pa leje në parqet kombëta...
Tërnava takoi Prattipati: Kosova është shembull i harmonisë ...