Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë euro për Marco Asension, sipas agjentit të yllit në mesfushë.
22-vjeçari ka startuar vetëm 19 herë nga 32 paraqitjet e tij në La Liga këtë sezon brenda të cilit ka shënuar gjashtë gola, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi i Spanjës ri-nënshkroi me Madridin vitin e kaluar duke vazhduar marrëveshjen e tij deri më 2023 dhe raportohet se ka një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro.
Agjenti i tij, Horacio Gaggioli ka thënë të enjten se ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm për Asension.
“Madridi ka pranuar dy oferta për Marco Asension, ishin deri në 150 milionë euro, por klubi i refuzoi ato”, ka thënë Gaggioli për ‘Cadena SER’.
“Ai ka një të ardhme të jashtëzakonshme”
Asensio arriti në Madrid nga Mallorca në vitin 2014, megjithëse ka shpenzuar vetëm dy sezonet e kaluara në klub pas atyre te skuadrat e tjera si një i huazuar./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...