Gwyneth Paltrow ka zbuluar më shumë detaje për përvojat e dyshuara me Harvey Weinsteinin.
Duke folur për programin radiofonik Sirius XM të Howard Stern, aktorja përsëri e akuzoi regjisorin se e kishte ngacmuar atë seksualisht në vitet 1990, shkruan telegrafi.
“Ne kishim një incident në një dhomë hoteli ku u përpoq të më dhunonte”, tha ajo.
“Ishte e çuditshme,” shtoi biondina dhe më tutje deklaroi se “Isha vetëm në një dhomë me të. Ai më sulmoi. Unë u trondita”, shtoi ajo.
Paltrow, i cili ishte punësuar në moshën 22 vjeçare nga Weinstein për të luajtur rolin udhëheqës në Emma, tha se këtë incident ia ka treguar atëbotë të dashurit, Brad Pitt.
“Unë i thashë atij menjëherë dhe unë u trondita shumë nga e gjitha”, tha Paltrow. “Ne ishim në hapjen e Hamleti në Broadway. Harvey ishte atje dhe Brad Pitt. Ai më tha ‘Nëse të bën ndonjëherë të ndihesh keq, unë do ta vras’ Ishte fantastike që më mbrojti”.
Paltrow akuzoi fillimisht Weinstein për ngacmimin seksual në New York Times, ku pohoi se pas incidentit e kishte rrahur dhe i tha të mos fliste me askënd tjetër për këtë.
Më shumë se 60 gra deri tani e kanë akuzuar ish-manjatin e filmit për sulme seksual dhe sjellje të keqe.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...