Në përpjekje për të zvogëluar tensionet, Koreja Veriore duket se ka shkatërruar tunelet e provave bërthamore.
Gazetarët e huaj kanë thënë se kanë dëshmuar një eksplodim të madh.
Koreja Veriore ka ofruar që ta shkatërrojë këtë vend në fillim të këtij viti – si pjesë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Korenë Jugore dhe SHBA-në.
Mirëpo, shkencëtarët besojnë se vendi ka eksploduar vetëm pjesërisht, pasi testi i shtatorit të vitit 2017 e ka bërë atë të papërdorshëm.
Hetuesit e pavarur nuk u lejuan që të merrnin pjesë në çmontimin në malin verilindor të vendit.
“Ne u ngjitëm në mal dhe shikuam shkatërrimin nga 500 metra largësi”, ka thënë gazetari i Sky News i ftuar në këtë rast.
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim