Tanja Fajon, eurodeputetja që pati një rol të rëndësishëm në liberalizimin e vizave për Shqipërinë, i del sërish në mbrojtje vendit tonë, duke fshikulluar këtë herë presidentin francez Emmanuel Macron.
Këndvështrimi i tij se Ballkani Perëndimor duhet “ankoruar në Bashkimin Europian”, – thotë Fajon, – nuk duhet të shërbejë si zëvendësues për procesin e anëtarësimit të rajonit.
“Ndonjëherë më duket se Macron nuk është aspak i ndërgjegjshëm se çfarë nënkupton për Ballkanin pajtimi, paqja dhe stabilitetit dhe se përse zgjerimi ka domethënie të madhe për të gjithë Europën”, ishte komenti i saj.
Franca ka një pozicion të vendosur sa i takon shtrirjes së mëtejshme të bllokut, e shqetësuar nga arsyet e sigurisë apo çështja e azilkërkuesve të rremë, shumica e të cilëve, siç e pohon dhe eurodeputetja sllovene, vazhdojnë të mbërrijnë nga Shqipëria dhe Kosova.
“Por, Franca nuk është shteti i vetëm këtu, – këmbëngul ajo. – Janë edhe plot vende të tjera që kanë interesa të mëdha. Unë sidoqoftë vazhdoj të shpresoj se Franca do të zbusë qëndrimin e saj për Shqipërinë”, nënvizon më tej Fajon, që përmendi edhe Samitin e Sofjes.
Në këndvështrimin e saj, takimi i parë në 15 vite i këtij niveli mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor përcolli një mesazh që ndoshta nuk ishte shumë ambicioz, por duhet konsideruar padyshim i qartë për sa i takon perspektivës europiane të rajonit./Top Channel
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...