Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kanë thënë presidentit të SHBA-ve, Donald Trump se janë të gatshëm të flasin për zvogëlimin e barrierave tregtare të Bashkimit Evropian ndaj importeve amerikane, me kushtin nëse Trump ofron përjashtim të pakufizuar kohor për kërcënimet e tarifave të metalit për BE-në.
Në mars të këtij viti Presidenti Trump i ka ulur tarifat e çelikut për 25% dhe ato të aluminit për 10%, për BE-në, transmeton lajmi.net.
Macron dhe Merkel të entjen e kaluar kanë thënë se presin që kjo ulje të bëhet e përhershme.
“Është sovraniteti ekonomik i Evropës dhe ajo që ne kërkojmë është që të jemi të liruar pa kushte ose afate kohore nga tarifat “, tha Macron.
Megjithatë, Merkel tha gjithashtu se, nëse kjo do të ndodhte, ata do të ishin të gatshëm të flasin “për mënyrën se si mund t’i zvogëlojmë reciprokisht barrierat ndaj tregtisë”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dha më shumë detaje duke thënë se BE do të konsideronte përmirësimin e bashkëpunimit transatlantik të energjisë në tregtinë e gazit të lëngshëm natyror, duke siguruar qasje reciproke në treg për produktet industriale dhe madje duke diskutuar reformat në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Merkel ka kërkuar që raporti tregtar mes SHBA-ve dhe BE-së të jetë reciprok.
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...