Ish-Presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle janë një ndër çiftet më të pëlqyera.
Edhe pse tashmë dyshja janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi Obama nuk është më President i Amerikës, ata janë prapë se prapë të komentuar në media, shkruan lajmi.net
Dyshja janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, dhe të tillë shfaqen edhe në fotot që shpesh i publikojnë .
Kështu, së fundmi gruaja e tij ka publikuar një imazh në Instagram gjersa kujton një moment të rëndësishëm nga dasma.
“Nuk mundeni ta dalloni përmes fotografisë, por Barack u zgjua në ditën tonë të dasmës në nëntor të vitit 1992 shumë i ftohur. Disi, deri në kohën kur e takova në altar, i ftohti ishte larguar dhe vazhduam duke kërcyer tërë natën. 25 vite më vonë, ne ende po kënaqemi, derisa po punojmë fortë të ndërtojmë bashkëpunimin ton dhe të mbështesim njëri tjetrin individualisht. Nuk do të mund të imagjinoja të kaloja këtë “ushtrim të egër”.
Vlen të ceket se ish-presidenti amerikan, Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me ‘Netflix’ për të prodhuar filma dokumentarë.
https://www.instagram.com/p/BjHhl_lgrQN/?taken-by=michelleobama
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...