Të gjithë e dimë sa e turpshme është të dalësh me këmbë zbathur në plazh ndërkohë që janë shfaqur kallo në këmbë.
Ndërkohë që shpenzojmë shumë kohë me fytyrën, këmbët janë pjesa që injorojmë më shumë. Mungesa e kujdesit dhe higjienës shkakton shfaqjen e kallos në këmbë. Si mund t’i hiqni ato? Kuzhina është një thesar i produkteve me vlera mjekësore që mund të trajtojnë kallot në këmbë. Më poshtë do të gjeni 2 kura krejtësisht natyrale që do t’ju ndihmojnë në këtë rast, transmeton Shendeti.com.al.
Pluhur orizi, mjaltë dhe uthull molle
Përgatisni një scrub duke përzier 3 lugë çaji miell orizi, 1 lugë çaji mjaltë dhe 2-3 pika uthull molle. Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
Zhytni këmbët në ujë të vakët përreth 10 minuta dhe më pas fërkoni këmbët me pastën e përgatitur, që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura.
Përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.
Mielli i orizit pastron lëkurën, ndërsa që mjalti është një antiseptik natyral që ndihmon në kurimin e kallove në këmbë. Uthulla e mollës është një acid i lehtë që zbut lëkurën e thatë dhe lehtëson pastrimin e saj dhe heqjen e qelizave të vdekura.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...