Deputeti nga rradhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, tryezat e organizuara nga partitë politike i ka quajtur si Darka të Lamës.
“Kjo “Tryeza e partive politike” është bërë si Darka e Lamës, ku secilit i bjen të presë e të shkojë tek secili!”, ka shkruar Nitaj në facebook.
Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se tjetër gjë nuk mund të pritet prej tryezave, sepse babëzia politike e ka vrarë arsyen, qoftë edhe për të biseduar, e lere më për tu marr vesh. “Prandaj më e mira është të mos mbahen hiç!”, ka shkruar Nitaj në facebook.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për të premten një tryezë ku sipas VV-së do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ftesa për të marrë pjesë në këtë tryezë u është dërguar të gjitha partive politike. Javë më parë LDK dhe PDK kanë thirrur tyeza më partitë e vendit ku është diskutuar për situatën politike në vend.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League