Manuel Pellegrini do të konfirmohet sot (e martë) si trajner i ri i West Hamit.
Ish trajneri i Manchester Cityt dhe Real Madridit ka shkuar në Angli për bisedime pas largimit nga detyra e tij te skuadra kineze Hebei China Fortune gjatë vikendit, transmeton portali arbresh.info.
Negociatat përfundimtare ishin kryer mbrëmjen e së hënës, duke i lejuar Pellegrinit të rikthehet në Premierë Ligë.
Ai do të jetë pasardhës i David Moyes, i cili është liruar me përfundimin e kontratës së tij.
“Hammers” përfunduan këtë sezon në pozitën e 13-të në tabelën e Premierë Ligës./arbresh.info/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...