Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka paralajmëruar liderin verikorean, Kim Jong Un, të mos “mashtrojë” presidentin amerikan, Donald Trump nëse takohen muajin e ardhshëm.
“Do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong-unin nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”, ka thënë Pence në një intervistë për Fox Neës.
Pence ka thënë se ka mundësi që edhe Trump të largohet nga samiti i planifikuar më 12 qershor.
Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.
Verikoreanët kanë reaguar me zemërim kur Bolton ka përmendur “Modelin e Libisë” për denuklearizim.
Ish-lideri i Libisë, Muammar Gaddafi ishte pajtuar me fuqitë Perëndimore më 2003 për heqje dorë nga programi bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.
Tetë vjet më vonë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi./REL
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...