Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka mbajtur konferencë për shtyp pas zbulimit të listës me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës.
Në listën e Sampaoli mungon sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, që këtë sezon në Serie A ka shënuar 29 gola.
Sipas Sampaoli, Icardi dhe lojtarë të tjerë nuk janë ftuar shkaku i përshtatjes së lojës së tyre me skemat e tij te kombëtarja.
“Kemi arritur në këtë listë pas analizave shumë të gjata”, ka thënë Sampaoli.
“Lojtarët që kam ftuar identifikohen me stilin tonë të lojës. Për shembull: Unë kam zgjedhur Ansaldin sepse ai është një mbrojtës që mund të luajë në të dy krahët”.
“Icardi, Perotti, Papu Gomez dhe Lautaro Martinez nuk do të vijnë me ne në Rusi, por ata ende janë lojtarë të mirë, të cilët mund të jenë në sulmin tonë”
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi