Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ekipin e Dritës për marrjen e titullit të kampionit në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur i bindur se Kosova do korr suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane.
“Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë. Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane. HTH”, ka shkruar Thaçi.
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë