Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e cila vendosi edhe fatin e kampionit të Kosovës për këtë stinor nuk ka kaluar pa incidente.
Pas përfundimit të ndeshjes, një veturë e tipit “Passat”, me targa të Gjilanit ka hyrë në trotuar duke goditur tifozët e Prishtinës të cilit kishin ardhur për ta ndjekur ndeshjen, raporton lajmi.net.
Ky incident ka ndodhur në një pompë të benzinës në rrethinën e Pejës, ku tifozët e Prishtinës ishin stacionuar aty në pritje të autobusëve që do të kryenin kthimin e tyre për në kryeqytet.
Gazetari i lajmi.net nga vendi i ngjarjes bën të ditur se janë lënduar të paktën dy persona, ndërkaq që drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1602874916476849/
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...