Që prej momentit kur skuadra të mëdha kanë nisur aksionin për të bindur Antoine Griezmann të largohet nga Atletico Madridi, drejtuesit e klubit bardhekuq po bëjnë gjithçka që ta bindin sulmuesin të qëndrojë me ta. Kërcinimi kryesor për Alteticon është Barcelona.
Katalanët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të francezit që kap shumën e 100 milionë eurove. Për ta bindur Griezmannin, sipas mediave spanjolle është futur skenë edhe Lionel Messi, i cili po mundohet ta bindë lojtarin të pranojë transferimin në “Camp Nou”.
Në fakt, këto përpjekje duken se po japin rezultat, pasi francezi po e sheh gjithnjë e më pranë transferimin te Barcelona. Drejtuesit katalanë po shpresojnë që marrëveshja të mbyllet përpara fillimit të Botërorit. Por në garë është edhe Reali i Madridit.
Nuk është vetëm Messi që dëshiron ta ketë shok skuadre Griezmanin, por edhe Ronaldo, i cili ia ka shprehur hapur presidentit Florentiono Perez dëshirën që bashkë me francezin ai të transferojë edhe portierin Jan Oblak.
Portugezi nuk ka komunikuar me dy lojtarët, ndryshe nga biseda që ka patur Messi me Griezmanin, por ka kontaktuar drejtpërdrejt me numrin një të klubit “Los Blancos”. Nga ana tjetër, Atleltico duket e dorëzuar, pasi oferta marramendëse për rinovimin me francezin nuk ka dhënë efektin e duhur. /SS/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...