Zv.presidenti amerikan Majk Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Pens ka falënderuar Ciprasin për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin.
Gjithashtu, Pens ka inkurajuar kryeministrin grek Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon, thuhet në publikimin e Pens.
Ai shton se para Athinës dhe Shkupit po hapet një mundësi historike për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe se koha është e një rëndësie të madhe./Express/
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...