Apple ka shitur gjithsej 10.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të vitit 2018, me një rënie prej 5.4%.
Edhe në Evropë, iPhone X është smartphone më i shitur në tremujorin e parë të vitit 2018. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara nga Canalys. Canalys pohon se rënia me 6.3% në tregun e telefonave të mençur që është regjistruar në Evropë, është më e madhja e regjistruar vitet e fundit.
Apple i reziston mirë krizës në krahasim me mesataren totale, por kompani si Huawei dhe Xiaomi regjistrojnë rritje rekord (respektivisht +38.6% dhe +999%), përcjell albinfo.ch.
Apple mbetet gjithsesi prodhuesi i dytë në Evropë (22.2%), pas Samsung (33.1%) që vit pas viti humbet 15% me 15.2 milionë smartphone të shitur. Në vend të tretë renditet Huawei me 16.1%. Ndërsa iPhone X mbetet smartphone më i shitur në Evropë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...