Simptomat e hershme të kancerit të vezoreve janë të paqarta dhe mund të përfshijnë nevojën për të urinuar shumë dhe parehatinë në bark.
Ndonëse shfaqet më së shumti në moshat e mëdha, kanceri i vezoreve është një kërcënim për të gjitha grupmoshat e femrave, pasi identifikimi i simptomave dhe diagnostikimi është mjaft i vështirë.
Është një sëmundje e përhapur në të gjithë botën, por më e zakonshme në vendet e industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve nga kanceri i vezoreve ndodhin te gratë midis moshës 55 dhe 74 vjeç dhe afërsisht një e katërta e vdekjeve ndodhin te gratë midis 35 dhe 54 vjeç.
Rreziku rritet me moshën dhe ulet me numrin e shtatzënive.
Sipas mjekëve, më të rrezikuara janë gratë me histori familjare të kancerit të gjirit, edhe pse ky lloj kanceri mund të shfaqet edhe në raste të tjera.
Mjekët po ashtu pohojnë se janë veçanërisht dy simptoma që nuk duhen injoruar kurrsesi dhe që mund të jenë tregues të kancerit të vezoreve: urinimi i shpeshtë dhe fryrja e vazhdueshme abdominale (e barkut).
Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro