Rreth 300 mijë të punësuar në Maqedoni, kryesisht në kompani private nuk shfrytëzojnë pushim vjetor gjë që u takon me ligj.
Ky numër është thuajse gjysma e të punësuarve në vend dhe vërteton se të drejtat e punëtorëve gjithnjë e më shumë shkurtohen, sepse është bë praktike të mos shikohet çfarë shkruan në letër, por çfarë ndodh në terren, njofton Koha.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), thonë se për këtë temë nuk duhen hulumtime, sepse të gjithë e dinë se një numër i madh i të punësuarve në shtet nuk marrin pushim vjetor, ditë të lira ose mëditje për punë jashtë orarit ose në festë.
“Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mund të thuhet se rreth 60.000 kompani të vogla që kanë nga 5 të punësuar, e kjo është rreth 300.000, në korrik dhe gusht nuk shfrytëzojnë pushim vjetor, sepse nëse janë në pushim s’ka kush ti zëvendësojë”, thotë Drage Jovanovski nga LSM.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...